Rreth nesh

Agron SELIMAJ ka te përfunduar Fakultetin Juridik, ne Universitetin e Prishtinës ne vitin 2002. Karrierën e fillon ne Gjykatën Komunale te Prishtinës, ne cilësinë e praktikantit te gjykatës ne vitet 2003 – 2004. Pas përfundimit te praktikes profesionale, vazhdon punën e juristit ne Fondacionin zviceran për drejtësi “Terre des Hommes” ne vitet 2004 – 2005.

Ne vitin 2005 pranohet ne Zyrën e Auditorit te Përgjithshëm ne cilësinë e këshilltarit ligjor. Ne ndërkohë, ne vitin 2006 përfundon provimin e jurisprudencës dhe pas një kohe kalon ne Departamentin e Drejtësisë se UNMIK, Njësia e Inspektimit Gjyqësor ne cilësinë e auditorit gjyqësor deri ne vitin 2007 dhe pastaj ne Kompaninë e Sigurimeve INSIG, dega ne Kosove ne cilësinë e avokatit te kompanisë.

Me 17 mars 2007 hap zyrën e avokatisë ne Prishtine dhe ushtron profesionin e avokatit deri me 9 shtator 2009 kur edhe emërohet zyrtar i lart publik. Këto pozita i ushtron deri me datën 2 shkurt 2017. Prej datës 17 mars 2017, ne 10 vjetorin e licencimit i kthehet përsëri profesionit te avokatit.

Antoneta EJUPI ka te përfunduar Fakultetin Juridik ne Universitetin e Prishtinës ne vitin 2017. Aktualisht është duke përfunduar studimet Master ne drejtimin civil ne fushën e Kontratave dhe te drejtës komerciale. Është njohëse e mirë e gjuhës angleze. Ka kryer stazhin e praktikantes ne kompaninë Deloitte Kosova sh.p.k. Ne kompaninë tonë kryen detyrën e bashkëpunëtores profesionale.